image Borrell: BE do të angazhojë përfaqësues special për dialogun

Politikë

Deklaratë/ Borrell: BE do të angazhojë përfaqësues special për dialogun

news image

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha se BE-ja duhet të përfshihet më shumë si një ndërmjetës në dialogun Kosovë-Serbi dhe do të angazhojë një përfaqësues special për dialog.

Joseph Borrell pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Beograd, ka thënë se BE janë të përkushtuar për të ndërmjetësuar në dialog, raportojnë mediat në Serbi.

“Nuk varet nga ne të vendosim se cili do të jetë rezultati specifik. Kjo do të vendoset nga Kosova dhe Serbia. Por ne duhet të jemi më të përfshirë në ndërmjetësimin e këtyre bisedimeve”, tha ai.

Borell theksoi se e ardhmja e Serbisë për në Bashkimin Europian, varet nga ky dialog me Kosovën./ Gazeta Sinjali/