image Borrell: BE dhe Administrata Biden do të sjellin rezultate në Ballkan

Evropë

Borrell: BE dhe Administrata Biden do të sjellin rezultate në Ballkan

news image

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë se bashkëpunimi mes BE-së dhe Administratës Biden do të sjellë rezultate në regjionin e Ballkanit, shkruan Gazeta Sinjali.

BE është e gatshme të rinovojë partneritetin strategjik me Presidentin e ri të SHBA Joseph Biden në mënyrë që të arrijë rezultate në ruajtjen e paqes dhe sigurisë nga Ballkani Perëndimor në Mesdheun Lindor dhe Ukrainën”, tha Josep Borrell.

“Nuk ka dyshim që SHBA luan një rol thelbësor në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, gjithashtu Evropiane, dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të punojmë së bashku në shumë vende në kontinentin tonë,” theksoi Borrell duke shtuar se BE dhe SHBA si partnerë globale, duhet të thellojnë dialogun dhe bashkëpunimin në të gjitha fushat.

Ai tha se një aleancë BE-SHBA është “thelbësore jo vetëm për sigurinë dhe prosperitetin e të dy anëve të Atlantikut, por edhe për mirëmbajtjen e një rendi botëror të bazuar në demokraci, shtetin e së drejtës”.

/Gazeta Sinjali/