image Boris Johnson: Trump është ai çfarë i duhet botës

Botë

Boris Johnson: Trump është ai çfarë i duhet botës

news image

Zgjedhjet presidenciale në SHBA po shihen me interes të madh dhe shumë kanë  zgjedhur edhe kandidatin e tyre të preferuar.

Përjashtim nga kjo nuk bën as ish-kryeministri Boris Johnson, i cili mbështet republikanin Donald Trump dhe thotë se ai është çfarë i nevojitet botës aktualisht.

Nëse ai bën gjënë e duhur dhe mbështet ukrainasit dhe unë besoj se do ta bëjë, një presidencë e Trump mund të jetë një fitore e madhe për botën”, shkruan ish-kryeministri britanik në rubrikën e tij të përjavshme të Daily Mail.

Megjithatë, Trump ka hedhur vazhdimisht dyshime mbi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kievin nëse ai rizgjidhet, ndërsa krenohet edhe për marrëdhëniet e tij të mira me presidentin rus Vladimir Putin.

Johnson thekson se ajo që botës i duhet tani është një udhëheqës amerikan, i gatshëm për të përdorur forcën dhe i paparashikueshëm.  

Ish-kryeministri britanik i bashkohet kryeministrit hungarez Viktor Orbán, i cili mirëpret kthimin e ish-presidentit në Shtëpinë e Bardhë.

Por,  pavarësisht mbështetjes së Johnson dhe Orban elita e Bashkimit Evropian i druhet një kthimi të  mundshëm të Trump.

/GazetaSinjali/