image Boris Johnson: Putin tashmë ka dështuar

Botë

Boris Johnson: Putin tashmë ka dështuar

news image

Në një intervistë për BBC, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson tha se “në një kuptim të rëndësishëm, Putin tashmë ka dështuar”.

Ai tha se presidenti rus “nuk e kuptoi se me çfarë do të ndeshej kur të dërgonte trupat e tij në Ukrainë” dhe “forcën e rezistencës së tyre”, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai akuzoi Putinin për “kryerjen e një sërë krimesh lufte”.

Johnson tha se Mbretëria e Bashkuar dëshiron të bëjë më shumë dhe ndjen “agoninë e ukrainasve”.

“Putin duhet të kuptojë se ai nuk mund të ketë sukses tani” thotë ai.

“Ai nuk do të jetë në gjendje të shtypë dhe pushtojë Ukrainën, sepse ata kanë treguar në thelb se kanë një shpirt të paepur. Pra… ai duhet të tërhiqet. Ai duhet ta mbyllë këtë gjë. Ai duhet të marrë mbrapsht të tijën. tanket dhe armatimin e tij”.

“Dhe duhet të ketë si një zgjidhje që respekton vullnetin e popullit ukrainas. Dhe kjo është ajo që Britania e Madhe do të mbështesë.”

/GazetaSinjali/