image Boris Johnson po trajtohet me oksigjen në spital-shqetësohen mjekët

Botë

Botë/ Boris Johnson po trajtohet me oksigjen në spital-shqetësohen mjekët

news image

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, vijon të jetë i shtruar në spital, prej mbrëmjes së kaluar, pasi kishte plot 10 ditë me simptoma të koronavirusit.

“Daily Mail” raporton se kryeministri britanik është vendosur në oksigjen, pasi simptomat e koronavirusit janë përshkallëzuar, duke shqetësuar mjekët.

Johnson iu bë një trajtim me oksigjen, duke e këshilluar të mos rrezikonte jetën e tij me oraret e stërgjatura në punë. Sipas një anëtari të parlamentit, Johnson është shumë i prirur të imitojë heroin e tij Winston Churchill.

Ditën e premte, kryeministri Johnson postoi një video në rrjetet sociale ku shfaqej i lodhur nga sëmundja dhe tregonte se ishte ende me temperaturë të lartë./ Gazeta Sinjali/