image Boris Johnson kundër zgjedhjeve: Nuk do ta vonoj Brexitin

Botë

Botë/ Boris Johnson kundër zgjedhjeve: Nuk do ta vonoj Brexitin

news image

Kryeministri britanik, Boris Johnson në një fjalim jashtë rezidencës kryeministrore ka thënë se nuk ka asnjë aryse për t’u vonuar Brexiti.

“Unë nuk dua zgjedhje, as ju nuk doni zgjedhje. Nuk ka asnjë arsye për t’i kërkuar Brukselit të vonojë Brexitin“, tha Johnson.

Mundësitë për të arritur një marrëveshje me Bashkimin Evropian ditët e fundit po rriten, ndërsa evropianët ” e shohin se ne duam një marrëveshje“, tha Johnson pas një takimi në orën 17:00 (sipas kohës lokale) me kabinetin e tij. Në këtë takim raportohet se diskutoi se cili do të ishte qëndrimi i qeverisë nëse deputetët do të përpiqeshin të marrin kontrollin e rendit të ditës, duke votuar kundër qeverisë për të çuar më tej iniciativën e tyre legjislative për Brexit.

Një gjë që na mban larg nga diskutimet në Bruksel është mundësia që anëtarët të votojnë një tjetër vonesë të pakuptimtë në mbështetje të liderit të Partisë Laburiste . Shpresoj se kjo nuk do të ndodhë, por nëse ndodh, ata do ti “presin”këmbët e Britanisë“, tha Johnson.

Dua t’u tregoj miqve tanë në Bruksel se ne jemi të bashkuar në qëllimin tonë,” shtoi kryeministri britanik, duke përsëritur thirrjen e tij për deputetët që të mbështetin qeverinë kundër Corbyn.