image Borell uron për Qeverinë e re: Mezi po pres të vazhdojmë bashkëpunimin

Botë

Deklaratë/ Borell uron për Qeverinë e re: Mezi po pres të vazhdojmë bashkëpunimin

news image

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, përshëndeti zgjedhjen e qeverisë së re në Kosovë, duke thënë se mezi pret të intensifikojë diskutimet dhe bashkëpunimin midis BE-së dhe Kosovës.

Borrell, theksoi detyrën që kanë Kosova dhe Serbia për dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

“Status-quoja aktuale është e padurueshme. Nuk ka asnjë alternativë për një rifillim të shpejtë të bisedimeve për normalizimin e raporteve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës “, paralajmëroi Joseph Borell përmes një deklarate.

Në këtë drejtim, ai ka kërkuar fuqizimin e bashkëpunimit rajonal dhe një angazhim të Kosovës në iniciativat rajonale, të cilat, sipas tij janë në dobi të Kosovës.

Sfidat me të cilat përballet Kosova, sipas Borell, “janë të rëndësishme” por në të njëjtën kohë domethënës është edhe “potenciali i saj”.

Gjatë prezantimit të ekspozesë së tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Kurti theksoi se një ndër prioritetet e tij do të jetë edhe procesi i integrimit evropian.