image Bordi i ShSKUK-së kundërshton vendimin e Inpektoratit për rikthimin e Sejdiut

Shëndetësi

Bordi i ShSKUK-së kundërshton vendimin e Inpektoratit për rikthimin e Sejdiut

news image

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, ka kundërshtuar vendimin e Inspektoratit të Punës, i cili e ka hedhur poshtë vendimin e këtij bordi për shkarkimin e Basri Sejdiut, nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, duke kërkuar rikthimin e tij të menjëhershëm në këtë pozitë, raporton Gazeta Sinjali.

Ky bord ka vlerësuar se Inspektorati ka vepruar jashtë kompetencave të tij ligjore dhe ka paralajmëruar se do ta procedojë rastin tek institucionet kompetente.

“Bordi Drejtues i SHSKUK-së, konsideron që Inspektorati i Punës nuk ka vlerësuar gjendjen faktike në mënyrë adekuate lidhur në këtë çështje, po ashtu, ka vepruar jashtë kompetencave të përcaktuara me Ligjin Nr. 06/L-144  për Zyrtarët Publik, si rrjedhojë do të procedojë këtë rast tek  institucionet kompetente,  konform dispozitave ligjore”, thuhet në reagimin e këtij këtij bordi./Gazeta Sinjali/