image Basri Sejdiu: Bordi i SHSKUK-së dhe MSH-së, degraduan strukturën organizative

Shëndetësi

Basri Sejdiu: Bordi i SHSKUK-së dhe MSH-së, degraduan strukturën organizative

news image

Ish-drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu, i cili u shkarkua nga Bordi Drejtues, ka reaguar për strukturën organizative të SHSKUK-së, duke e konsideruar situatën degraduese

Sejdiu ka vlerësuar se organizimi i kaluar strukturor, e që u shfuqizua nga Bordi aktual, ishte një nga të arriturat më të mëdha të shëndetësisë së pasluftës në Kosovë, duke mundësuar funksionalizimin e plotë të Shërbimit Spitalor, menaxhimit financiar, furnizimit me barna e materiale, si dhe koordinimit profesional mjekësor.

“Bordi aktual drejtues i SHSKUK-së, zyra e auditorit të brendshëm, menaxhmenti aktual i SHSKUK-së, së bashku me zyrën ligjore të MSH-së, marrin përgjegjësinë e plotë për degradimin e plotë të një procesi të suksesshëm, për arsyetimin e një neglizhence të pretenduar administrative të sekretariatit të bordit drejtues, duke u bazuar në konspiracione të prodhuara nga individë dhe medie që nuk pëlqejnë punën e mirë, rregullin dhe sukseset e sektorit publik në shëndetësi”, thuhet pos tjerash në reagimin e tij. /Gazeta Sinjali/