image Bordi i shkarkuar i Ujësjellësit: Kurti i solli militantët e vet, do ta padisim në gjykatë

Kosovë

Reagimi/ Bordi i shkarkuar i Ujësjellësit: Kurti i solli militantët e vet, do ta padisim në gjykatë

news image

Anëtarët e shkarkuar të Bordit të Drejtorëve të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” kanë reaguar pas vendimit të Qeverisë në detyrë për shkarkimin e tyre. Ata kanë paralajmëruar edhe padi në Gjykatë për këtë vendim që e konsiderojnë si të jashtëligjshëm. 

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Bordi konsideron se shkarkimi i tyre është bërë me qëllim që këto pozita të plotësohen me militantë të Lëvizjes “Vetëvendosje”

“E konsiderojmë si shpërdorim të detyrës zyrtare të Qeverisë në shkarkim, pa legjitimitet kushtetues dhe për rrjedhojë neve përveç që nuk do ta respektojmë këtë vendim, në afatin më të shkurtër kohor do ti drejtohemi Gjykatës relevante për trajtimin e çështjes në fjalë”, thuhet në komunikatë.

Më poshtë komunikatëa e plotë për media të Bordit tashmë të shkarkuar:

Bordi i Drejtoreve të KRU Prishtina vendimin e mbrëmjes së dheshme të Qeverisë së shkarkuar Kurti e konsideron të jashtëligjshëm, për faktin se i njëjti përveç që nuk ka arsyeshmëri objektive e ligjore, i njëjti është marrë në shpërputhje me legjislacionin relevant pasi është shkarkuar Qeveria nga ana e Kuvendit të Republikës me shumicë votash.

Tendencën e Qeverisë së shkarkuar për të sjellë në mënyrë të kundërligjshme militantë politik të partisë së Kryeministrit nga rruga pa ndjekur asnjë procedurë ligjore dhe për të shkarkuar Bordin aktual të Ndermarrjes KRU Prishtina të zgjedhur me konkurs në përputhshmeri me legjislacionin relevant nga Qeveria e Republikës në Qershor të vitit 2019, e konsiderojmë si shpërdorim të detyrës zyrtare të Qeverisë në shkarkim, pa legjitimitet kushtetues dhe për rrjedhojë neve përveç që nuk do ta respektojmë këtë vendim, në afatin më të shkurtër kohor do ti drejtohemi Gjykatës relevante për trajtimin e çështjes në fjalë.