image Bordi i emëruar dje e shkarkon kushëririn e presidentit, drejtorin e KEK-ut, Njazi Thaçin

Kosovë

Bordi i emëruar dje e shkarkon kushëririn e presidentit, drejtorin e KEK-ut, Njazi Thaçin

news image

Bordi i Përkohshëm i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) e ka shkrakuar drejtorin e kësaj ndërmarrje publike, Njazi Thaçin, i cili është kushëri i presidentit Hashim Thaçi, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.

“Shkarkohet Nijazi Thaçi kushëriri i Hashimit Thaçit”, ka shkruar Bajqinovci.

Përveç, Thaçit, Bordi i Përkohshëm i KEK-ut e ka shkarkuar edhe Nysret Kelmendi nga pozita e zëvendësdrejtorit të KEK-ut.

Qeveria në detyrë dje mori vendim për ta shkarkuar Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Me po të njëjtin vendim, qeveria në detyrë ka njoftuar se është emëruar bordi i përkohshëm i kësaj kompanie.

Anëtarë të këtij bordi janë:

Rrezarta Pllana, kryesuese dhe drejtore;

Merita Kasapolli, drejtore

Arbnor Pula, drejtor dhe

Bezat Halilaj, drejtor ./Gazeta Sinjali/