Në orët e mbrëmjes ka filluar të bie shi, në disa vise malore ka rënë edhe borë. Në Bjeshkët e Rugovës pak orë më parë ka filluar të bie borë me intensitet të lartë.
Eksperti dhe profesori i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj e ka konfirmuar se do të ketë rënie të temperaturave dhe se ditën e nesërme do të bie borë.
Tahirsylaj po ashtu ka bërë të ditur se sonte do të ketë erë të fortë.
Sezoni i dimrit ka qenë me temperatura kryesisht të larta, rrallë herë ka pasur reshje të shiu dhe të borës në Kosovë.
Si pasojë e reshjeve të pakta të shiut dhe borës niveli i ujit ka rënë deri në minus dhjetë metra. /Gazeta Sinjali/