Këngëtarja e njohur, Bonnie Pointer, e njohur si një nga anëtaret e grupit “Pointer Sisters” vdiq të hënën në moshën 69-vjeçare.
Lajmin për vdekjen e saj e bëri të ditur motra e saj, Anita Pointer, transmeton Gazeta Sinjali.
Shkaku i vdekjes së saj raportohet të jetë një arrest kardiak.
“Është shumë e vështirë që unë duhet t’u njoftoj fansave të The Pointer Sister se motra ime, Bonnie vdiq sot në mëngjes”, tha Pointer.
Bonnie dhe motrat e saj arritën famë të madhe në vitet e ’70 dhe ’80 me hitet e tyre si: “I’m So Excited dhe “Jump” (For my Love)./Gazeta Sinjali/