Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me shkakun e mundshëm të rrëzimit të avionit të shefit të grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin. Sipas Sky News, ka spekulime se ka pasur një bombë ka shpërthyer në avion. Besohet se bomba ishte vendosur në një arkë vere që iu dhurua pasagjerëve para fluturimit.
Ish-oficeri i inteligjencës britanike Christopher Steele tha për Sky News: “Sigurisht që është një punë e brendshme, sugjerimi është se është një bombë në një arkë vere. Ky është një lloj fundi ironik për ish-kujdesterin e Putinit.” Por ende ky pretendim nuk është konfirmuar nga autoritetet.
Analisti ushtarak Sean Bell thotë se pamjet e aeroplanit që bie në tokë me një krah të shkëputur, sugjerojnë se përplasja nuk ishte rezultat i një bombe. “Në përgjithësi, kur ka një bombë brenda një avioni ajo shpërthen, dhe për këtë arsye ndoshta nuk do të hiqte një krah.”
Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga Kremlini apo ministria e Mbrojtjes e Rusisë pasi vdekja e Prigozhin ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Përplasja vjen dy muaj pasi shefi mercenar i Wagner-it udhëhoqi një rebelim jetëshkurtër kundër pushtetit të lartë ushtarak të Rusisë.
Prigozhin u përshkrua në atë kohë nga presidenti rus Vladimir Putin si një “tradhtar”. Shefi mercenar dikur ishte kuzhinieri i Putinit dhe më parë ishte një i besuar i ngushtë i liderit rus.