image Kremlini “fal” Prigozhin/ Pushon çështjen penale kundër kreut të Wagner, ai do të zhvendoset në Bjellorusi

Botë

Kremlini “fal” Prigozhin/ Pushon çështjen penale kundër kreut të Wagner, ai do të zhvendoset në Bjellorusi

news image

Kremlini ka thënë se udhëheqësi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin dhe luftëtarët e tij nuk do të ndiqen penalisht për tentativën e revoltës së tyre në Rusi dhe ai do të zhvendoset në Bjellorusi.

Më herët, zyra e shtypit të Lukashenko raportoi se Prigozhin pranoi propozimin e tij për të ndaluar përparimin dhe për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të de-përshkallëzuar tensionet.

Sipas asaj që kanë raportuar mediat e huaja, “në tavolinë është një opsion fitimprurës dhe i pranueshëm për zgjidhjen e situatës, me garanci sigurie për luftëtarët e grupit”.

Shefi i Wagner Yevgeny Prigozhin tha se ai kishte kthyer forcat e tij private mercenare nga Moska për të shmangur gjakderdhjen./abcnews.al

/GazetaSinjali/