image Bombardimet në Kherson, shkon në 8 numri i të vdekurve, 58 të plagosur

Botë

Bombardimet në Kherson, shkon në 8 numri i të vdekurve, 58 të plagosur

news image

Të paktën tetë persona tani thuhet se janë vrarë në granatimet ruse të qytetit Kherson.

Prokuroria e Përgjithshme tha se në shënjestër ishin zona të banuara.

“Si rezultat, të paktën tetë civilë u vranë”, thuhet në një postim në Telegram.

Yaroslav Yanushevich, guvernatori i rajonit tha se 58 ishin plagosur.

“Në një fundjavë, në prag të Krishtlindjes, rusët sulmuan qendrën e qytetit. Ata sulmuan tregun, qendrën tregtare, ndërtesat e banimit, ndërtesat administrative – vendet ku ka më shumë njerëz”, tha ai.

Ai shtoi se shtëpitë, ndërtesat qytetare dhe automjetet janë dëmtuar.

/GazetaSinjali/