Boksierët kosovar kanë fituar katër medalje në turneun ndërkombëtar “Mustafa Hajrulahoviq Talija”, të mbajtur gjatë fundjavës në Bosnjë e Hercegovinë.
Nga këto katër medalje, dy prej tyre janë të arta dhe dy të tjera janë të argjendta.
Boksierët: Patriot Behrami (69 kg) dhe Shpëtim Bajoku (64 kg), fituan medaljet e artat, ndërsa Besfort Merlaku (60 kg) dhe Besart Pireva (81 kg), fituan të argjendtat.
Turneu “Mustafa Hajrulahoviq Talija”, është i njohur nga Federata Evropiane e Boksit (EUBC).