image Bojkoti i Policisë në Veri/ Berisha: S'dua ta besoj se kaq poshtë ka rënë katuni e fjala e Qeverisë nuk vlenë

Politikë

Bojkoti i Policisë në Veri/ Berisha: S’dua ta besoj se kaq poshtë ka rënë katuni e fjala e Qeverisë nuk vlenë

news image

Avokati Besnik Berisha ka reaguar pas vendimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Veri për moszbatimin e vendimit të Qeverisë Kurti për shpërndarjen e fletave qortuese, për shoferët që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia, raporton Gazeta Sinjali.

Në një status në Facebook, Berisha ka shkruar se kur vendime të tilla të Qeverisë sabotohen apo refuzohen, secili zyrtarë policorë do të lirohej, e madje edhe do të arrestohej. 

Ai ka ironizuar duke thënë se nuk beson se “kaq poshtë ka rënë katuni e fjala Qeverisë”, pas zhvillimeve të fundit.

“Vetëm një gjë e di! E di qe kushdo zyrtar policor shqiptar, e lere me drejtor, veç m’i shku mendja me sabotu apo refuzu urdhrin e ligjshëm te qeverise, jo vetëm që do lirohej menjëherë nga shërbimi, por do e priste edhe arrestimi.

Nuk po dua ta besoj se kaq poshtë ka rënë katuni e fjala e qeverisë nuk vlenë as sa qortimi për targat ilegale.

Nëse policia nuk është një dhe nëse vendimet e qeverisë nuk zbatohen edhe nga policia në veri, lëreni edhe targat se nuk janë me te dëmshme për shtetin!”, ka shkruar Berisha në Facebook.

/GazetaSinjali/