image Boiken Abazi: Rama e përqafoi Kurtin si boksier, grushti erdhi menjëherë

Politikë

Boiken Abazi: Rama e përqafoi Kurtin si boksier, grushti erdhi menjëherë

news image

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi deklaroi se fotoja ku shihet kryeministri shqiptar, Edi Rama duke përqafuar kryeministrin kosovar, Albin Kurtin është një foto e cila të mashtron ngase sipas tij veprimet politike të Ramës tregojnë se ai nuk është i interesuar për bashkëpunim vëllazëror.

“Përqafimi që Rama i bëri Kurtit nuk ishte i llojit vëllazëror. Ai ishte përqafim prej boksieri, edhe pse Kurti nuk kishte ardhur aspak për ndeshje me Ramën, por për koordinim kombëtar. Rama i dha, megjithatë, një përqafim prej atyre që boksieri bënë për të marrë pak frymë e për t’u shplodhur, para grushtit të radhës. Dhe grushti erdhi menjëherë pas “përqafimit”, në intervistën për “Euronews Serbia”, ku Rama e goditi nismën e qeverisë Kurti për ta paditur Serbinë për gjenocid në Kosovë” ka shkruar Abazi në rrjetin e tij social “Facebook”.

Ndryshe kryeministri Edi Rama ka deklaruar në Euronews Serbia se Kosova dhe Serbia duhet të zgjidhin mosmarrëveshjet.

Ai është shprehur skeptik sa i përket paralajmërimeve të Kosovës për gjenocid ngase sipas tij Kosova  dhe Serbia duhet të punojnë për ardhmërinë e qytetarëve të tyre pa konflikte.

/GazetaSinjali/