image Bogujevci: Nëse gjykata e vërteton se vota e Etem Arifit ishte pavlefshme, duhet të shkojmë në zgjedhje - Sinjali

Bogujevci: Nëse gjykata e vërteton se vota e Etem Arifit ishte pavlefshme, duhet të shkojmë në zgjedhje

news image

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci ka deklaruar se VV që në fillim e kishte kontestuar votën e Etem Arifit që ishte i dënuar kur votoi qeverinë e tanishme, e cila për këtë arsye sipas saj është ilegjitime, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Bogujevcit, vendi duhet të shkojë në zgjedhje nëse vota e Arifit do të jetë e pavlefshme.

“Nëse gjykata e vërteton se vota e tij ishte pavlefshme, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja”, tha ajo në Euronews Albania.

Kurse sa i përket fitores së Vetëvendosjes në Podujevë, ajo u shpreh se ishte një revolucion që tregon se qytetari të ndëshkon kur nuk punon siç duhet.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin