Për dymbëdhjetë orë ishte mbajtur nga Policia dhe Agjencia e Informacionit të Sigurisë së Serbisë në Pikë Kalimin Kufitar Merdare kryetari i Lëvizjes “Odgovor” me seli në Beograd Boban Bogdanoviq, derisa po kthehej nga Kosova në Serbi., raporton Sinjali.
Bogdanoviq ka deklaruar se arsyeja e ndalimit të tij ishte si pasojë e takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Gazeta Sinjali, kishte raportuar se në mesditën e së shtunës, ishte ndaluar derisa po kthehej me autobusë nga Graçanica për në Beograd u janë marrë dokumentet dhe është urdhëruar të zbres nga autobusi ku edhe ishte mbajtur plotë 12 orë.
Lajmin për ndalimin dhe lirimin e tij e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës.
Nenad Rashiq, tha për Sinjalin se kryetari i Lëvizjes “Odgovor” nga Beogradi ishte intervistuar në Merdare nga Policia e Serbisë dhe Agjencia e Informacionit të Sigurisë për 12 orë e pastaj është liruar.
“Arsyeja e qëndrimit tim në vendkalim është konferenca për media që u mbajt në Kosovë së bashku me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, si dhe takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili ishte shumë konstruktiv. Kurti tregoi respekt për organizatën politike që unë drejtoj dhe regjistrimi i “Përgjigjja” në Kosovë është duke u bërë”, tha Bogdanoviq.