Kandidati për kryetar të Kllokotit nga Lista Serbe, Vladan Bogdanoviq ka votuar sot, në vendvotimin, në shkollën fillore “Sveti Sava”.
Në një fjalim të shkurtër, Bogdanoviq tha se ai pret që qytetarët të tregojnë gatishmëri dhe përgjegjësi politike për të dalë dhe për të votuar për kandidatin e tyre, shkruan kp.
“Unë pres që votuesit në Kllokot të tregojnë përgjegjësi politike dhe se dita e zgjedhjeve do të kalojë e qetë dhe pa tensione. U bëj thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre qytetare dhe të zgjedhin kryetarin e komunës që do t’i përfaqësojë interesat e tyre në mënyrën më të mirë”, tha Bogdanoviq. /GazetaSinjali/