image Blumberg tërhiqet nga gara presidenciale

Botë

Botë/ Blumberg tërhiqet nga gara presidenciale

news image

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Michael Blumberg është larguar sot nga gara për kandidat demokrat në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, pasi shënoi rezultate të dobëta në “Super të martën” dhe tha se do të mbështeste ish-presidentin Joe Biden.

“Unë hyra në garë tre muaj më parë për të mposhtur Trump. Unë po e lë garën sot për të njëjtën arsye,” shkroi Blumberg në Twitter.

Ai vuri në dukje se gjithmonë ka besuar se fitorja kundër Trump fillon me bashkimin pas kandidatit që ka më shumë shanse.

“Pas votimit të djeshëm, është e qartë se ky kandidat është miku im Joe Biden”, tha njeriu i nëntë më i pasur në botë.

Blumberg shpenzoi më shumë se gjysmë miliard dollarë në fushatën e nominimit demokratik. /Gazeta Sinjali/