image Bllokohet rruga, trafik i dendur në dalje të Fushë-Kosovës (PAMJE)

Siguri

Bllokohet rruga, trafik i dendur në dalje të Fushë-Kosovës (PAMJE)

news image

Kolonat e gjata dhe ngecja në trafik me orë të gjata është bërë një dukuri e pashmangshme në rrugët kryesore në vendit tonë. Pothuajse çdo ditë, ka rrugë të cilat bllokohen nga këto kolona për të cilat qytetarët ankohen çdo ditë dhe dërgojnë pamje në adresën e Gazetës Sinjali.

Sinjalizues sot kanë dërguar fotografi dhe video nga kolona në dalje të Fushë-Kosovës, e cila shihet se është bllokuar totalisht nga numri i automjeteve.

Sipas informacioneve nga sinjalizuesi, nuk ka pasur ndonjë aksident apo ndonjë incident tjetër që Policia të jetë në vend ngjarje, me ç’rast të jap arsye që të krijohet një kolonë e tillë, por ja që kjo tollovi e makinave është bërë diçka e përditshme.

Gazeta Sinjali ka raportuar edhe raste tjera kur rrugët janë bllokuar nga kolonat, në magjistrale dhe autostrada.

/GazetaSinjali/