Ka javë që komunikacioni në Prishtinë është bërë tejet i dendur dhe kolonat janë prezente thuajse në çdo pjesë të qytetit.
Tollovi e madhe po shkaktohet edhe këto ditë kur janë ndërmarrë masat, ku nga ora 19:00 deri në 05:00 të mëngjesit është orë policore.
Kolonë e gjatë me automjete është krijuar edhe sot në rrugën “Eqrem Qabej” në Prishtinë, 15 minuta para se të përfundonte “ora policore”.
Por jo vetëm në këtë pjesë, edhe në rrugën B, shihet kolonë e gjatë, ndonëse ka filluar ora policore.
Sinjalizuesit e Sinjalit kanë dërguar fotografi ku shihen shumë vetura.