image Bllokohet ndërtesa në Capitol për shkak të një kërcënimi

Botë

Bllokohet ndërtesa në Capitol për shkak të një kërcënimi

news image

Ndërtesa e “Capitol Hill” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është nën izolim pas raportimeve të fundit për një kërcënim nga jashtë, shkruan The Independent, transmeton Gazeta Sinjali.

Njerëzit që morën pjesë në provën e ceremonisë së inaugurimit thuhet se u evakuuan nga ndërtesa pas njoftimit për një kërcënim të sigurisë.

Evakuimi erdhi disa ditë pasi një turmë njerëzish pro-Trumpit sulmuan Capitolin, duke u përplasur me zyrtarët e sigurisë.

Trazira po ashtu la të paktën pesë viktima.

Raportet e tymit që ngriheshin nga prapa ndërtesës duket se vinin nga një zjarr afër në bllokun 100 të H St SE.

Departamenti i zjarrfikësve DC tha në një deklaratë se nuk kishte lëndime, duke shtuar: “Kjo tregon për tymin që shumë kanë parë.”

/Gazeta Sinjali/