image Bllokohet komunikacioni nga vetura të shumta pas orës 16:00 në Gjilan

Kosovë

Pandemia/ Bllokohet komunikacioni nga vetura të shumta pas orës 16:00 në Gjilan

news image

Qeveria e Kosovës ndërmori mbrëmë masa të reja sa i përket situatës së krijuar nga Covid-19.

Qeveria ndër të tjerash mori vendim që të ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve nga ora 10:00 deri në ora 16:00 dhe nga ora 20:00 deri në ora 06:00.

Por siç duket edhe më tepër tollovi është krijuar pas orës 16:00.

Në një video të dërguar në media, qyteti i Gjilanit shihet i stërmbushur me vetura në qarkullim e sipër.

Përpos kësaj në situatë të ngjashme duket se janë edhe marketet pas orës 16:00, gjë që nuk e largon rrezikun e shpërndarjes së koronavirusit.

Deri më tani në Kosovë janë 61 raste të konfirmuara me Covid-19./ Gazeta Sinjali/