image Bllokohen edhe llogaritë bankare të "Trepçës"

Financa

Bllokohen edhe llogaritë bankare të “Trepçës”

news image

Ndërmarrjes publike “Trepça” i janë bllokuar llogaritë bankare këtë të premte, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar kryeshefi i kësaj ndërmarrjeje, Hysni Vrajolli, i cili tha se arsyeja e bllokimit të llogarive ka qenë borxhi që ky kombinat i ka operatorëve ekonomik.

Vrajolli tha se kjo ndërmarrje ka shumë borxhe, por borxhi për të cilin përmbaruesi bllokoi llogaritë ishte 7-8 mijë euro.

“Po, na janë blloku llogaritë të premten. Për shkak të një borxhi…Ne kemi shumë borxhe, por ky për të cilin na u bllokun llogaritë është 7-8 mijë euro”, tha Vrajolli.

Kryeshefi i “Treçës” tha se kjo ndërmarrje nuk ka mundësi të paguajë këtë dhe borxhet e tjera.

Prandaj, tha se kanë dy muaj që kanë kërkuar ndihmë nga qeveria, por nuk janë marrë parasysh.

“Jo, nuk kemi mundësi me e pagu borxhin. Po, kemi kërku ndihmë nga qeveria, që dy muaj kemi kërku vazhdimisht ndihmë, por nuk kanë ndërmarrë asgjë”, tha ai./Gazeta Sinjali/