image Bllokohen disa udhëtarë në aeroport, dyshohet për defekt në aeroplan (VIDEO)

Sociale

Bllokohen disa udhëtarë në aeroport, dyshohet për defekt në aeroplan (VIDEO)

news image

U nisën për në Bazel të Zvicrës po nuk arritën në destinacionin e tyre.

Disa udhëtarë që u nisën nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, u kthyen mbrapsht.

Kjo për shkak të një defekti në aeroplanin me të cilin ata udhëtonin.


“Kemi hypë në aeroplanë, çdo gjë ka shkuar në rregull, diku 40-45 minuta kemi fluturuar, ndërkohë na kanë lajmëruar se po kthehemi për shkaqe të defektit, pra ka pas problem me aeroplanin. Na kanë kthy, na kanë zbrit këtu edhe na kanë shti mrena në një sobë, as nuk kanë bo zgjidhje as aeroporti as kompania”, thotë një udhëtar për KlanKosova.

Ai tutje thotë se ka qenë maltretim pasi që ka pasur edhe gra e fëmijë brenda në aeroplan.

/GazetaSinjali/