image Bllokohen 7 mijë turistë në një anije në Itali, dyshohet se një grua është e infektuar me koronavirus

Botë

Botë/ Bllokohen 7 mijë turistë në një anije në Itali, dyshohet se një grua është e infektuar me koronavirus

news image

Më shumë se 6 mijë turistë kanë mbetur të mbyllur në një anije lundrimi në Itali, pasi është dyshuar se një grua në bord është infektuar me koronavirus.

Tre mjekë dhe një infermiere hipën në anijen Costa Crociere në portin e Civitavecchia, afër Romës, për të kontrolluar një grua që kishte ethe, thanë autoritetet lokale shëndetësore.

Mostrat e marra nga çifti janë dërguar për analizë dhe rezultatet e testit për pacienten e dyshuar do të jenë gati këtë pasdite, transmeton Gazeta Sinjali.

Costa Crociere ka konfirmuar se anija e tyre, Costa Smeralda, që transportonte rreth 7 mijë njerëz, përfshirë ekuipazhin, ishte në mbyllje.

“Ekziston një rast i dyshuar me koronavirus, një grua nga Makau. Autoritetet e shëndetit publik po verifikojnë situatën”, tha një zëdhënësi i linjës së lundrimit.

Costa Smeralda u nis nga Savona në veri të Italisë dhe u ndal në Marsejë, Barcelonë dhe Palma de Mallorca, para se të arrinte në Civitavecchia.

Gruaja 54 vjeçare, është vënë në izolim me burrin e saj, i cili duket se nuk ka simptoma.

“Ne bëmë gjithçka që duhet të bënim. Situata është nën kontroll dhe për momentin nuk duket sikur ka ndonjë arsye për shqetësime në bord,” tha komandanti i rojës bregdetare, Vincenzo Leone./Gazeta Sinjali/