image Blinken: Ukraina mund ta fitojë luftën kundër Rusisë

Botë

Blinken: Ukraina mund ta fitojë luftën kundër Rusisë

news image

Në një intervistë për BBC, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka thënë se është i bindur se Ukraina mund ta fitojë luftën me Rusinë, transmeton Gazeta Sinjali.

Blinken po ashtu e vlerësoi “rezistencën e jashtëzakonshme” të popullit ukrainas.

Tutje ai ka thënë se “Nëse është qëllimi i Moskës që të përpiqet ta rrëzojë qeverinë dhe të instalojë regjimin e saj kukull, 45 milionë ukrainasit do ta refuzojnë këtë në një mënyrë ose tjetrën”.

Gjithashtu ai ka shtuar se “Lufta nuk ka shkuar si ka planifikuar presidenti rus, Vladimir Putin. Rezistenca e fortë nga forcat ukrainase vazhdon të pengojë avancimin rus rreth vendit.

Kurse, kur është pyetur nëse ishte i bindur se Ukraina mund të fitojë, ai u përgjigj: “Me kalimin e kohës, patjetër”.

/Gazeta Sinjali/