image Blinken u shpallë luftë bandave të Veselinoviqit dhe Radojçiqit që operojnë në Kosovë e Serbi

Kosovë

Blinken u shpallë luftë bandave të Veselinoviqit dhe Radojçiqit që operojnë në Kosovë e Serbi

news image

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka dalë me një deklaratë pas vendimit të Departamentit të Thesarit të ShBA-së për të futur në listë sanksionesh rrjetet e korrupsionit në Evropë përfshirë edhe grupin e krimit të organizuar në veri që drejtohet nga Zvonko Veselinoviq.

“Në përputhje me qëllimet e Samitit për Demokraci të kësaj jave, Shtetet e Bashkuara po vendosin sot sanksione ndaj 16 individëve dhe 24 subjekteve nga disa vende në Evropë dhe hemisferën perëndimore. Këto sanksione synojnë autorët e korrupsionit në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv 13818, i cili bazohet dhe zbaton Aktin Global të Përgjegjshmërisë për të Drejtat e Njeriut Magnitsky”, ka thënë Sekretari Blinken.

Kryediplomati amerikan është shpreh se ShBA do të shfrytëzojë të gjitha mjetet për të thyer lidhjet mes aktivitetit kriminal dhe korrupsionit.

“Ne do të vazhdojmë të përdorim të gjitha mjetet në dispozicion për të thyer lidhjet midis aktivitetit kriminal dhe korrupsionit. Veprimet e sotme, me përcaktimet e Departamentit të Thesarit për akterë të korruptuar të lidhur me organizata kriminale transnacionale në El Salvador, Kosovë dhe Serbi, janë pjesë e përpjekjeve tona të gjithë qeverisë për të thyer këto lidhje dhe për të promovuar llogaridhënien për akterët e korruptuar”, ka thënë Blinken.

Në komunikatë ndër të tjera thuhet se Zvonko Veselinoviq dhe vëllai i tij Zharko Jovan Veselinoviq kanë pasur marrëveshje me politikanë për t’i ndihmuar partitë e tyre për t’i fituar zgjedhjet dhe në këmbim politikanët do t’i garantonin vëllezërve Veselinoviq kontroll të disa bizneseve në disa rajone.

Lista e grupit të organizuar kriminal të Zvonko Veselinoviqit përfshinë: Ros, Andrija Zheljko Bojiq, Srdjan Milivoje Vuloviq, Milan Mihajloviq, Miljan Radisavljevic, Radovan Radiq, Sinisa Nedeljkoviq, Radule Steviq.

“Krimi i organizuar ndërkombëtar dhe korrupsioni shpesh shkojnë paralelisht me efektet masivisht destabilizuese mbi sundimin e ligjit dhe qeverisjen demokratike,” tha drejtori i Zyrës së Kontrollit të Pasurive të Huaja Andrea M. Gacki.

“Thesari do të vazhdojë të çmontojë në mënyrë agresive lidhjet midis organizatave kriminale transnacionale dhe aktivitetit korruptiv, veçanërisht nga ata në detyrë që kanë besimin e publikut”./GazetaSinjali/