image Blinken shkruan për ashpërsimin e sanksioneve kundër Rusisë

Botë

Blinken shkruan për ashpërsimin e sanksioneve kundër Rusisë

news image

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka bërë të ditur se SHBA-ja është bashkuar me aleatët e saj në bllokimin e transaksioneve të bankave ruse.

“Shtetet e Bashkuara po u bashkohen aleatëve dhe partnerëve tanë në ndalimin e transaksioneve që përfshijnë Bankën Qendrore të Rusisë ose Ministrinë Ruse të Financave. Ne po vendosim sanksione edhe ndaj fondit të Investimeve Direkte Ruse”, shkroi Blinken në Twitter.

SHBA dhe BE kanë vendosur t’i rrisin më tej sanksionet ndaj Rusisë, për shkak të ndërhyrjes së saj ushtarake në Ukrainë.

/GazetaSinjali/