image Blinken: Falë Albright, ShBA doli në mbrojtje të shqiptarëve të Kosovës kundër agresionit serb

Politikë

Blinken: Falë Albright, ShBA doli në mbrojtje të shqiptarëve të Kosovës kundër agresionit serb

news image

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka folur për ish-Sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila vdiq të mërkurën, duke e falënderuar atë për kontributin, dhe njëherit duke përmendur meritat e saj për zgjerimin e NATO-s.

“Pasi e pa luftën nga afër, duke u larguar nga Çeko-Sllovakia, pasi Gjermania e pushtoi atë, pastaj duke u fshehur në streha nga bombat gjermane në Angli, Albright besonte se ShBA-ja duhet t’u përgjigjet me forcë diktatorëve dhe tiranëve. Ajo krijoi komunitetin e demokracive, një koalicion i shteteve që mbron vlerat në botë, dhe falë përpjekjeve të saj, Polonia, Hungaria dhe Republika Çeke u anëtarësuan në NATO, dhe Shtete e Bashkuara të Amerikës mbrojtën shqiptarët etnikë ndaj agresionit serb”, tha Blinken.

“Sot, është një shesh dhe një rrugë që ka emrin e Madeliene Albright në Kosovë, dhe statuja e saj qëndron në kryeqytet”, u shpreh ai në deklaratën që u shpërnda edhe nga Ambasada e ShBA-së në Prishtinë.

/GazetaSinjali/