Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkë me aleatët e saj do të japin një “përgjigje të shpejtë, të ashpër dhe të bashkuar” nëse Rusia pushton Ukrainën, paralajmëroi sekretari i shtetit, Antony Blinken.
Blinken tha se Putini duhet të zgjedh mes “rrugës së preferuar të diplomacisë dhe dialogut” ose “agresionit rus dhe pasojave masive”.
“Ne kemi qenë të qartë se Rusia angazhohet në taktika të tjera përveç dërgimit të forcave në Ukrainë, apo vende të tjera, veprime hibride, sulme kibernetike, përpjekje për të rrëzuar qeverinë“, tha Blinken për CBS.