Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua me homologun e tij rus, Ministrin e Jashtëm Sergey Lavrov në margjinat e G20 në Nju Delhi, sipas një zyrtari të Departamentit të Shtetit Amerikan.
Takimi vjen pasi tensionet mbeten të larta lidhur me Ukrainën, si dhe pezullimin e Rusisë nga traktati i armëve bërthamore START.
Blinken dhe Lavrov folën për rreth 10 minuta, tha i njëjti zyrtar. Në bisedë, Blinken i bëri thirrje Rusisë që të lirojë Paul Whelan dhe t’i rikthehet marrëveshjes si dhe të nënvizojë mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën.
Burimi tha gjithashtu se ky takim ishte i paplanifikuar dhe se sekretari Blinken ishte ai që iu afrua Lavrov në margjinat e takimit të ministrave të jashtëm të G20 në Nju Delhi.
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse Maria Zakharova konfirmoi për CNN zhvillimin e takimit. Hera e fundit që Blinken dhe Lavrov u takuan personalisht ishte para pushtimit rus.
Më herët, Blinken tha se takimi i ministrave të financave të G20-ës kishte dështuar nga lufta në Ukrainë.