Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj një personi nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Trafikim me qenie njerëzore“, “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion” dhe “Shpëlarje parash“.
Në njoftimin e PSRK-së thuhet se i dyshuari me inicialet F.Rr. me mjetet e përfituara nga aktivitetet e ndryshme kriminale ka bërë pagesën e lokaleve afariste që ndodhen në Fushë Kosovë.
Gjithashtu, Prokuroria Speciale njofton se ai nuk e ka bërë bartjen e këtyre lokaleve në emër të vet, por të njëjtat edhe sot evidentohen në emër të pronarit të më hershëm.