image Blerja e kontejnerëve nga Serbia, VV-ja në aksion te Komuna e Prishtinës

Politikë

Blerja e kontejnerëve nga Serbia, VV-ja në aksion te Komuna e Prishtinës

news image

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka realizuar një aksion te objekti i Komunës së Prishtinës pas blerjes së disa kontejnerëve nga Serbia.

Ata kanë vendosur disa kontejnerë në oborrin tek komuna bashkë me afishet për bojkotimin e produkteve serbe me moton “Bojkotoni prodhimet e Serbisë”.

Në njoftimin e LVV-s Qendra e Prishtinës thuhet se në kuadër të fushatës për bojkotimin e prodhimeve të Serbisë, Rinia e Lëvizjes në Prishtinë, solli tek Komuna e Prishtinës kontejnerët e blerë nga Serbia në vlerë prej 48 mijë e 389 euro.

“Kështu i rikujtojmë edhe ekzekutivit komunal, por jo vetëm, se edhe institucionet duhet të bashkëngjiten në thirrjen qytetare për bojkotimin e këtyre produkteve serbe”, thuhet në njofitmin e LVV-së.

Më tej në njoftim thuhet se Serbia vazhdon jo vetëm të mos e njoh Kosovën, por ta luftojë Republikën tonë çdo ditë.

“E më e pakta që mund të bëjmë secili nga ne, është t’i bojkotojmë këto produkte” thuhet në njoftimin e VV-së.

/GazetaSinjali/