image Blerim Reka tregon sesi duhet të arrihet liberalizimi i vizave për Kosovën

Kosovë

Deklaratë/ Blerim Reka tregon sesi duhet të arrihet liberalizimi i vizave për Kosovën

news image

Ministri i Integrimit Evropian të Kosovës, Blerim Reka është duke raportuar në Komisionin për Integrime Evropiane, ku tha se ministrinë që  ai e drejton e ka gjetur në një situatë jo të lakmueshme.

Para anëtarëve të këtij komisioni, Reka ka paraqitur prioritetet e punës së tij, ku tha se prioritet është liberalizimi i vizave për Kosovën.

Por, sipas tij për të ndodhur një gjë e tillë duhet të ketë luftim të korrupsionit dhe dënim të rasteve të profilit të lartë.

“Prej 61 rasteve të shënjestruara të profilit të lartë nuk është përfunduar asnjë, atëherë edhe të mos habitemi pse po ngec procesi i liberalizimit të vizave. Rreth 400 mijë euro para të pashfrytëzuara nga IPA. Ne do të përpiqemi ta tejkalojmë këtë vonesë në procesin e integrimit evropian”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/