image Blerim Kuçi e pranon detyrën e ministrit të Zhvillimit Ekonomik dhe Ambientit

Politikë

Blerim Kuçi e pranon detyrën e ministrit të Zhvillimit Ekonomik dhe Ambientit

news image

Blerim Kuçi nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës të premten ka pranuar detyrën e ministrit të Ambientit, nga ish-ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku.

Në një komunikatë për media thuhet se ky i fundit e informoi Kuçin lidhur me ecurinë e projekteve që janë duke u realizuar, investimet ndërkombëtare që janë gati për të filluar implementimi, arritjet, sfidat dhe tema të tjera me rëndësi në fushat që mbulohen nga ky dikaster .

Kuqi e falënderoi Abdixhikun për punën e mirë në udhëheqjen e këtij dikasteri dhe shprehu vendosmërinë për realizimin e punëve të mira edhe më tutje./Gazeta Sinjali/