image Bleona publikon imazhe nga xhirimet e klipit të ri

Bota e Yjeve

Showbiz/ Bleona publikon imazhe nga xhirimet e klipit të ri

news image

“Haters” është titulli projektit të ri muzikor i këngëtares nga Shqipëria, Bleona Qereti, projekt ky të cilin e ka paralajmëruar tash e një kohë, ndërsa do ta publikojë nesër.

Këngëtarja shqiptare që po ndërton karrierë ndërkombëtare këto ditë ka publikuar pamje nga xhirimet e klipit duke i paralajmëruar fansat se çfarë të presin.

Pas publikimit të një videoje, Bleona i ka shpërndarë edhe disa fotografi nga një skenë e xhiruar në kuzhinë.

https://www.instagram.com/p/B9cJwn0pTXr/?utm_source=ig_embed

“Duke i testuar aftësitë e mia të amvisës”, është përshkrimi që këngëtarja ua ka vënë këtyre fotografive./GazetaSinjali/