Qytetari Korab Blakaj u denoncua ditë më parë nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për një status të tij.
Ky i fundit, ka folur për postimet e tij në rrjete sociale, ku ka thënë se mes tjerash, kishte bërë thirrje që dhunuesit seksual të dënohen me vdekje.
“Statuset e mia më herët, unë kam shkuar në një ekstrem tjetër, përveç që nuk i besoj që ajo do të bëhet, unë kam thënë që dhunimet të ndalen me denime me vdekje. Ende mendoj që duhet të bëhen dënime me vdekje. Por ne nuk kemi një elitë, të cilët guxojmë t’ia lejojmë vendimin për ekzedkutim të dënimit me vdekje”, tha ai për Nacionalen.
Blakaj u pyet edhe për një takim të mundshëm me ministren Haxhiu, gjë të cilën e mohoi duke thënë se “nuk është i nivelit të saj”.
“Ajo është polic, jo gjeneral. Mendësia e udhëheqjes është e policit, jo e gjeneralit. Gjenerali është njeri që i do krejt njerëzit, dhe ai vendos e inkorporon të gjitha format e armët në pëputhje me rezultatin që do ta arrijë. Ai ka vendosë njerëz të strukturave jo të duhura për ministra, janë profesionistët që duhet të udhëheqin qeverinë”, tha ai.
Blakaj tutje shtoi se ministrat e Qeverisë “janë të çmendur”.
“Nuk janë njerëz të çmendur ata që duhet të udhëheqin Qeverinë. Definitivisht, ka ministra të çmendur në këtë Qeveri. Veprimet e tyre sabotuese, në dobi të zhvillimit ekonomik, në vendimet e tyre, orientimi i buxhetit në kauza sociale, në momentin kur Evropa e bota armatoset, kur ka luftë në Ukrainë, kur ka probleme me energjsë” tha ai.
Në fund, ai tha se kryeministri Kurti, është figurë që ka “kilo të tepërta” me vete.