image BKS rekomandon bashkëatdhetarët që të blejnë online policën e sigurimit

Kosovë

Njoftim/ BKS rekomandon bashkëatdhetarët që të blejnë online policën e sigurimit

news image

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), ka njoftuar bashkëatdhetarët që jetojnë jashtë Kosovës që kjo byro punon 24 orë, si dhe ka rekomanduar bashkatdhetarët që policën e sigurimit ta blejnë në mënyrë online.

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), njofton të gjithë bashkatdhetarët që jetojnë jashtë Kosovës që kjo byro punon 24 orë, por që ka rekomanduar që të blejnë ONLINE policën e Sigurimit Kufitar për automjetet e pasagjerëve nëpërmes ueb faqes se BKS-së: https://api.bks-ks.org/policaonline

“Njoftojmë gjithë bashkatdhetarët tonë që jetojnë jashtë Kosovës që udhëtojnë për në Kosovë si dhe ata që gjenden brenda vendit se Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) punon me orar të rregullt 24 orë në të gjitha pikat kufitare të shitjes. Por për shkak situatës së krijuar nga COVID 19 duhet të shtojmë kujdesin, andaj BKS ju rekomandon ta bleni ONLINE policën e Sigurimit Kufitar për automjetet e pasagjerëve nepërmes ËEB faqes se BKS-së: https://api.bks-ks.org/policaonline në mënyrë që të shmangni kontaktin direkt me të tjerët dhe të parandalohet përhapja e virusit sipas rekomandimeve të bëra nga Qeveria e Kosovës dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik”, thuhet në komunikatën e BSK-së./GazetaSinjali/