image Biznesmeni nga Kosova e verboi kolegun, dënohet me burgim në Londër

Diasporë

Biznesmeni nga Kosova e verboi kolegun, dënohet me burgim në Londër

news image

Një biznesmen nga Kosova, 27 vjeç, i cili e verboi kolegun e tij me një gotë për derdhjen e verës së kuqe ndërsa shikonin futboll, është dënuar me 15 muaj burgim në Angli.

Shemsi Kercova, 27-vjeçar, theu një gotë në syrin e Nawal Mehta në shenjë hakmarrjeje në një lokal në Londër.

Mehta hodhi pijen e tij drejt Kercovës pasi i pandehuri derdhi aksidentalisht pak verë mbi të, ndërsa festonte një gol.

Mehta tani nuk mund të ngasë më ose të luajë sport, raporton dailymail.

Shemsi Kercova, 27, blinded a colleague when he smashed a glass into his eye

Ai ka humbur perceptimin e thellësisë dhe rrezikon të verbohet totalisht nëse syri tjetër lëndohet.

Ai ishte ulur në një tryezë prapa Mehtës dhe po shikonte një lojë futbolli kur ekipi i tij shënoi një gol.

Kercova u hodh nga entuziazmi dhe një pjesë e verës që mbante në dorë doli nga gota dhe Mehta, i cili në këmbim i hodhi pije në fytyrë Kercovës.


Burri i dehur u hakmor duke goditur Mehtën ndërsa mbante gotën në duar.

Si rezultat i kësaj, fytyra dhe syri i Mehtës u prenë.

Kercova came to the UK with his family when he was five as a refugee after fleeing the Kosovo War

Gjykatësi Silas Reid tha: ‘Dënimi më i vogël i mundshëm që mund të marr në këtë rast është një nga 15 muaj burg‘.

‘Jam i sigurt se e goditët rëndë në shenjë hakmarrjeje”, tha ai.

Kercova erdhi në Mbretërinë e Bashkuar me familjen e tij kur ishte pesë vjeç si refugjat pasi iku nga Lufta e fundit në Kosovë.

Ai mori një punë që drejtonte një ekip për Accenture in the City.

Gjatë gjykimit Kercova u pyet se si ndihej kur e pa Mehtën me syrin e dëmtuar. Ai tha: ‘Do të doja që ai të ishte këtu tani, dua të kërkoj falje, u ndjeva shumë keq, vërtet keq’./GazetaSinjali/

Inner London Crown Court (pictured) heard that the group was in a ‘celebratory mood’ as Kercova introduced his fiancée