image Biznesmeni malazez nuk dhuroi 2 milionë euro, ishte lajm i rremë - Sinjali

Tërmetet/ Biznesmeni malazez nuk dhuroi 2 milionë euro, ishte lajm i rremë

news image

Presidenti i klubit basketbollistik, Mornar nga Tivari i Malit të Zi, Djordje Paviçeviç, nuk ka dhuruar 2 milionë euro, siç ishte raportuar më herët nga mediat malazeze.

 “Espreso” ka demantuar këtë lajm duke thënë ka qenë lajm i rremë nga media të caktuara.

 “Dolën lajmet se presidenti Djordje Pavicevic kishte paguar 2 milionë euro ndihmë, por kjo nuk është e vërtetë”, thuhet në shkrimin e tyre.

Ndërkaq këtë e kanë mohuar edhe nga Klubi i Basketbolli. Madje ata kanë bërë thirrje që të mos shpërndahen këso lajme të pavërteta në një moment kaq të vështirë për popullin shqiptarë./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin