image Biznesmeni kosovar: Mallrat për furnizim të bizneseve s'u lejuan të hyjnë në Kosovë, shkak vendimi i Qeverisë

Siguri

Biznesmeni kosovar: Mallrat për furnizim të bizneseve s’u lejuan të hyjnë në Kosovë, shkak vendimi i Qeverisë

news image

Kosova ua ka ndaluar hyrjen kamionëve maqedonas me mallra të Kosovës, si pasojë e një vendimi, i cili parasheh që çdo kamion të ketë leje të transportit ndërkombëtar për tokat e treta. Kështu ka thënë njëri nga pronarët e bizneseve për Gazetën Sinjali.

Ai tha se këtë vendim Qeveria e ka marrë para dy ditësh dhe ka filluar sot ta zbatojë. Sipas tij, Kosova po e kërkon lejen në pikën kufitare në Han të Elezit, mirëpo vetë ende nuk e lëshon.

Qeveria jonë, respektivisht Ministria e Transportit kanë kontrabanduar një vendim që ua ndalon transportin transportuesve maqedonas nga vendet tjera për në Kosovë“, ka thënë biznesmeni kosovar.

Ai ka thënë se transportuesit maqedonas kryejnë transport edhe nga vendet e tjera të Evropës, e jo vetëm nga Maqedonia në Kosovë, shkruan Sinjali.

Si rezultat i kësaj, kufiri për mallra është bllokuar dhe nuk po lejohet asnjë kamion të hyjë në Kosovë. Transportuesit maqedonas kryejnë transport për bizneset e Kosovës nga vende të ndryshme të Evropës e jo vetëm nga Maqedonia në Kosovë“, ka thënë ai.

Ai tha se kjo gjë e vështirëson shumë të bërin biznes në Kosovë, pasi me targa të Kosovës nuk kanë të drejtë të transportojnë nëpër vendet e Evropës.

Kjo sjellë shumë vështirësi për neve, pasi pa transport s’kemi të drejtë të dalim nëpër vendet tjera, sepse ne nuk kemi transport vendor“, tha biznesmeni kosovar.

Gazeta Sinjali ka dërguar pyetje edhe në Qeverinë e Kosovës dhe deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka pranuar përgjigje.

/GazetaSinjali/