Për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus dhe 12 rasteve të vdekjes brenda 24 orëve të fundit, Qeveria e Kosovës i ka prezantuar disa nga masat e reja që janë marrë për luftimin e COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Në mesin e këtyre masave do të jetë edhe mbyllja e bizneseve nga ora 21:00 e mbrëmjes.
“Sa u përket bizneseve, do t’i mbyllim të gjitha lokalet nga ora 21:00 deri në ora 05:00”, tha kryeministri, Avdullah Hoti, para gazetarëve, pas takimit me drejtuesit e institucioneve shëndetësore./Gazeta Sinjali/