image Bitcoin shënon rënie drastike, humb vlerë të madhe për vetëm 24 orë

Koronavirusi/ Bitcoin shënon rënie drastike, humb vlerë të madhe për vetëm 24 orë

news image

Tregu i kriptovalutave sot ka shënuar rënie drastike. Bitcoin, Ethereum, XRP dhe monedha të tjera virtuale po bien me shpejtësi.

Tregu i kriptovalutave është aq i paqëndrueshëm sa ndryshime të jashtëzakonshme mund të ndodhin brenda disa minutash. Një shembull kryesor i një kërcimi të tillë është monedha kryesore dixhitale. Vlera e Bitcoin ka rënë në 3,637 dollarë, apo rreth 44%, transmeton Gazeta Sinjali.

Bitcoin, Ethereum, Ripple e Litecoin nuk mund ta mbrojnë veten kundër efekteve negative në mjedisin e trazirave në tregjet financiare të shkaktuara nga koronavirusi.

Këtë javë, Bitcoin ka qenë shumë i paqëndrueshëm. Të hënën, fillimi i sesionit tregtar ishte më i keqi këtë vit. Pas një rënie në çmimet e naftës, Bitcoin dhe çmimet e tjera të kriptovalutave u ulën. Vlera e Bitcoin ra për 9.32% në 24 orë,  Ethereum humbi 10.48%,  Litecoin ra për 14.41%, XRP shënoi rënie 9.95%.

Dje, Bitcoin vazhdoi të binte. Vlera e tij dixhitale humbi një përqindje të ndjeshme dhe i gjithë tregu u prek keq.

Sot, çmimi i Bitcoin ka rënë edhe më shumë. Në orët e para, vlera e kësaj kriptovalute u ul në 3,637 dollarë. /Gazeta Sinjali/