image Bislimit nuk i shkon në takim asnjëri nga ish-ministrat, takohet vetëm me guvernatorin e BQK-së

Kosovë

Politikë/ Bislimit nuk i shkon në takim asnjëri nga ish-ministrat, takohet vetëm me guvernatorin e BQK-së

news image

Ish-ministrat e Financave nuk i janë përgjigjur fare ftesës së ministrit aktual Besnik Bislimi për një takim ku ishte planifikuar të diskutohej për Pakon Fiskale Emergjente me qëllim rimëkëmbjen e ekonomisë nga goditja e pandemisë.

Bislimi tashmë është në takim me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmetin, i cili ishte i vetmi që iu përgjigj pozitivisht ftesës.

Megjithatë, Bislimi tha se me disa nga ish-ministrat ka biseduar në telefon dhe se i kanë thënë se nuk mund të shkojnë.

“Ahmet Shala ka qenë jashtë vendit, Bedri Hamza e ka konfirmuar se s’mund të vijë”, ka deklaruar Bislimi, duke shtuar se me  Avdullah Hotin nga LDK-ja nuk ka mundur të kontaktojë për të marrë ndonjë përgjigje. /Gazeta Sinjali/