image Bislimi viziton Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin në Hagë, por jo edhe të tjerët

Politikë

Bislimi viziton Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin në Hagë, por jo edhe të tjerët

news image

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë ditës së sotme ka vizituar Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin të cilët ndodhen në Hagë.

Bislimi i përshkroi si momente të cilat ikën shpejtë, duke e krahasuar tre orëshin që kaloi me ta, si një 30 minutësh, shkruan Gazeta Sinjali.

Sot vizitova në Hagë mikun tim Rexhep Selimin. Si gjithnjë i disponuar dhe me besim të plote në drejtësi. Edhe pse larg Kosoves, nuk i kishte ikur as edhe një detaj i vetëm nga zhvillimet politike në vend. Gjithashtu pashë edhe bacën Jakup që po mbahej jashtëzakonisht mirë. Tri orë ikën si 30 minuta“, ka shkruar Bislimi në profilin e tij në Facebook.

Nga ajo çfarë ka shkruar zëvendëskryeministri, lë të kuptohet se ai nuk i ka takuar ish-krerët tjerë të UÇK-së, ndërsa arsyeja nuk dihet.

Para Bislimit, në vizitë në Holandë ishte edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, si dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me të cilën Thaçi dhe Veseli, nuk pranuan të takohen.

/GazetaSinjali/